Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore. Po çfarë ndodh me nxënësit që janë me Covid

Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.

Më pas në 7 qershor vijohet me gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematika në 11 qershor dhe e përmbyllin me testin e lëndës me zgjedhje në 15 qershor.

Ndërkohë që maturantët mbarojnë provimet, një ditë më pas nis testimi për 31 mijë nxënësit e klasave të 9-ta. 3 provimet e lirimit, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj do të zhvillohen nga 16 qershori deri në 25 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Testet do të zgjasin dy orë e 30 min për të dyja grupet, teksa nisin në orën 10:00. Edhe këtë vit, veç rregullores së maturës, nxënësit duhet të zbatojnë masat anti Covid, distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë kohës së provimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësuesit dhe nxënësit e infektuar nuk do të jenë pjesë e testimeve, në mesin e 34 mijë nxënësve e thuajse po aq mësuesve të përfshirë në administrim mësohet të mos jetë asnjë me Covid-19, sipas burimeve në Ministri. Pjesë e ekipit administrues në kate shkollash apo edhe përgjegjës mësohet se do të jenë edhe mësuesit praktikantë, të cilët ankohen se pas një viti të lodhshëm e sfidues edhe për ta, duke zëvendësuar çdo mësues që mungonte, tanimë iu është dhënë një përgjegjësi e madhe jo vetëm pa të drejtë pagese, por edhe pa transport.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?