Sot njerëzit u lanë në rrugë, këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit
Flota e autobusëve është reduktuar me rreth 40 për qind, çka ka pamundësuar përballimin e fluksit të pasagjerëve, e veçanërisht në orët e pikut. Por kjo la sot njerëzit të presin në rrugë për urbanin. Këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, ka propozuar që shërbimi i transportit publik të kalojë në administrim shtetëror. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilëson të papranueshme situatën e krijuar, duke akuzuar kompanitë e transportit për abuzim me qytetarët.
“I shqetësuar nga vendimarrja e shoqërive të transportit publik, që pavarësisht mbështetjes së kudo ndodhur nga qeveria shqipëtare kanë reduktuar flotën e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.
Dikur e rritën çmimin e biletës me arsyetimin e rritjes së çmimit të naftës gjatë krizës kohë më parë edhe pse u ul, sërisht e mbajtën të pa ndryshuar…. sot sërisht bëjnë këtë manovër që nuk është aspak mbi rregullat dhe fushën e përgjegjësisë sociale që një kompani duhet të ketë.
Pra me pak fjalë abuzim total. Kjo është arsyeja që shërbimi i transportit publik duhet të jetë nga vetë shteti”, shkruan Muharremi.
KOHA JONË SONDAZH


