Sot ora 10.00 vendimi final nga grupi parlamentar i PS për Belinda Ballukun
Ora 10:00 e paradites së kësaj të hëne (datë 9 mars) do të gjejë të mbledhur Grupin Parlamentar të PS për të diskutuar e vendosur për një prej çështjeve më të nxehta brenda partisë të tyre gjatë viteve të fundit.
Dy burime nga Grupi i PS thanë se pritet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK për lëshim autorizimi për arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Raport i cili i është besuar të hartohet prej Ulsi Manjës.
Parashikohet mbajtja e një fjale nga kryesocialisti Edi Rama me qëndrimin politik final për këtë kërkesë të SPAK.
Deputetët socialistë janë njoftuar prej kryetarit të tyre të grupit Taulant Balla për një pjesëmarrje të detyrueshme në këtë mbledhje.
Parashikohet që dy raportet, ai i opozitës dhe shumicës socialiste, të lexohen, diskutohen dhe votohen në seancën e parlamentit të së enjtes 12 Mars.
Burime nga shumica socialiste nuk e përjashtojnë mundësinë edhe te mbajtjes së një fjale në këtë seancë, nga vetë deputetja Belinda Balluku, përpara të gjithë deputetëve për të thënë të vërtetën e saj përballë kërkesës së lëshuar më 16 Dhjetor të vitit të shkuar prej prokurorëve të SPAK.
Po të njëjtat burime të sigurta thanë se nuk do ti jepet përgjigje pozitive SPAK-ut për arrestimin e ish-zv/kryeministres Balluku.
KOHA JONË SONDAZH

