Sot protesta e PD, nisën autobusët e parë nga rrethet, policia rrethon Parlamentin

Tiranë-Partia Demokratike do të zbresë sot në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta pas akuzave se ai ka porosituar vrasjen e dy deputetëve.

Protesta masive e thirrur nga demokratët do të nisë rreth orës 11:00 nga sheshi “Skëndërbej”.

Që në orët e para të mëngjesit nga policia e shtetit ka nisur focimi i masave të sigurisë përreth Parlamentit, pasi sot është edhe seanca plenare. Efektivë të FNSH-së kanë rrethuar godinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit bëri publike dje planin e masave për mbarëvajtjen e protestës, ku përfshiheshin bllokimet e disa akseve rrugore, sikundër dhe kontrolle të shumta personash dhe mjedisesh, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që mund të lëvizin me armë apo sende të tjera të kundraligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nga rrethet janë nisur autobusët e parë me qytetarë që do marrin pjesë në protestë. Janë të shumtë qytetarët që janë nisur dhe me makina personale.

Protesta është thirrur nga PD edhe për të nxitur dekriminalizmin e Kuvendit deri në largimin e Metës.

Por arsyet pse ftohen shqiptarët të dalin sot në shesh nuk lidhen vetëm me dekriminalizimin.

Për demokratët, prostesta bëhet edhe kundër kriminalitetit e atentateve që kanë cënuar sigurinë e jetës, si edhe varfërinë e faturimet abuzive, për të cilat opozita ka ngritur shqetësimin se po krijon drama sociale.

Protesta e sotme pritet të jetë e dyta më e madhe e opozitës, pas asaj të 22 nentorit, e cilësuar si një protestë ekonomike, kundër varfërisë së shqiptarëve.

 Ora 08:22 Autobusë me mbështetës nisen edhe nga Fieri dhe Pogradeci

Edhe nga Fieri dhe Pogradeci janë nisur autobusë me mbështetës të PD. Kreu i PD-së Fier, Luan Baçi tha se nga ky qytet janë nisur disa autobusë, pa përcaktuar numër të tyre.

“ Kemi inforfmacione që policia do të na pengojë, ka ngritur postbllok tek Vija e Ngjalës” tha Baçi.

Ndërsa kreu i demokratëve të Pogradecit Preza tha se 400 mbështetës nga Pogradeci janë nisur drejt kryeqytetit.

08:17 Nisen 4 autobusë me mbështetës të PD-së nga Korça

Nga qyteti juglindor i Korçës janë nisur drejt Tiranës 4 autobusë me mbështetës të PD-së që do ti bashkohen protestës. Kreu i PD-së Korçë Mane tha se do të jenë 3 mijë mbështetës korçarë që do zbarkojnë në kryeqytet.

 Ora 08:01 Nisen autobusët e parë me qytetarë nga rrethet

Nga Shkodra dhe Kukësi janë nisur autobusët e parë me mbështetës të opozitës, që do ti bashkohen protestës së thirrur në orën 11:00 në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.

5 autobusë me qytetarë janë nisur nga Shkodra, ndërsa në Kukës kreu i PD-së tha se protesta e sotme është kundër keqqeverisjes.

“Protesta jonë  është paqësore, kundër keqqeverisjes. Është një protestë ndaj vrasjeve të porositura dhe kundër varfërisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?