Sot Rama-Meta dhe aleatët që presin tek porta e PS

 

Sot Edi Rama dhe Ilir Meta takohen në selinë e PS për të mbyllur listën e kandidatëve të Bashkive, me ndonjë përjashtim të vogël që nuk është akoma dakort, nëse do ti jepen PDIU  së Idrizit apo PDR së Topit.

Pjesë e takimit do të jenë edhe krerët e grupeve parlamentar të PS-LSI, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili.

Zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit do të zhvillohen me një hartë të re territoriale, të cilën opozita dhe PD e kanë konsideruar si hartë politike. Takimi Rama-Meta zhvillohet në një periudhë kur situata politike në vend është mjaft e tensionuar për shkak të akuzave të bëra nga deputeti Tom Doshi ndaj Ilir Metës.

Edi Rama akoma nuk është shprehur hapur në mbrojtje të Ilir Metës për çështjen “Doshi”, çka ka bërë që të hidhen shumë pikëpyetje e hamendje në publik. Por mundet të jetë edhe pjesë e një loje të përbashkët që Meta ka kërkuar ta përballojë vetëm debatin me PD ose edhe një lojë mjeshtrore e Ramës që e ka lenë aleatin vetëm të përballet  e që të prish njëherë e mirë aleancën e fshehtë me Sali Berishën. Dhe duket se akulli mes Metës dhe Berishës është bërë si “Poli i Veriut”!

Gjithsesi sot do të merren vesh të dy, aq me tepër që nuk kanë zgjidhje tjetër, përballë forcës opozitare e cila do të jetë gjithnjë edhe më e egër. Nëse zgjedhjet i fiton opozita e vështirë të përballohet furia e PD. Në të kundërt sigurojnë edhe zgjedhjet e vitit 2017. Por jane shume aleatë qe presin tek porta e PS per ndonje "kocke", e cila duhet dhene, porse edhe jo. Gjithsesi diçka duhet te hane edhe ato!

SHKARKO APP