Incidente pa nisur seanca plenare, Garda ndalon deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në Kuvend

Deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar ditën e djeshme nga Këshilli i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, por deputetët Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe të tjerë kanë mbërritur në shkallët e Parlamentit dhe kanë tentuar të hyjnë, por punonjësit e Gardës janë bërë gardh dhe kanë bllokuar dyert.

“Tmerr ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Kam dy fjalë edhe për këta opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci”, ka thënë Flamur Noka.

 

Ndërkohë në përpjekje për të gjetur ndonjë hyrje anësore për t’u futur në Kuvend, disa deputetë të opozitës janë përplasur me Gardën. Mësohet se ka përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Flamur Noka është përplasur me kreun e grupit të PS-së, Niko Peleshi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përplasur me Gardën.

Mos më prekni me dorë! Ka radhë këtu”, u shpreh Bardhi.

 

SHKARKO APP