Sot sërish bisedime mes Kievit dhe Moskës, delegacioni rus ndodhet në Bjellorusi në pritje të ukrainasve

Negociatat Rusi-Ukrainë që ishin planifikuar të zhvilloheshin mbrëmjen e së mërkurës, në kufirin Poloni-Bjellorusi do të mbahen ditën e sotme.

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën”, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për median “Rusia 24”, ditën e djeshme.

Ai shtoi se edhe delegacioni ukrainas është nisur nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi, dhe pritet të mbërrijnë sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë tonë në Bjellorusi dhe ushtria jonë ruse ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre e delegacionit ukrainas në territorin e Ukrainës,” tha Medinsky i cili shtoi që bisedimet do të zhvillohen në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?