Sot shembet me tritol karabijana 5 katëshe, Apeli në Vlorë: Mos u afroni!

Prej orës 12 qytetarët e Vlorës nuk do t’i afrohen zonës përballë teatrit “Petro Marko” ku do të bëhet dhe shembja me tritol e një karabinaje 5 katëshe

Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, si të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.

Në zonën përreth pallatit që do të shembet janë vendosur dhe një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është objekti me më shumë hekur që ka hasur IKMT për t’u shembur, ndaj dhe sasia e tritolit që do të shpërthejë do të jetë e konsiderueshme” thuhet në njoftimin që bashkia e Vlorës bëri dy ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia e Vlorës u kërkon banorëve të bizneseve që ndodhen në rrezen e 250 metrave largësi nga objekti, të largohen deri sa ai të shembet sipas parashikimit në orën 13:00, të ditës së shtunë.

Bëhet fjalë për një prej objekteve për të cilat prokuroria kërkoi sekuestro konservative në vitin 2013, për akuzën e  falsifikimit të lejes së ndërtimit. Gjithashtu u nis dhe procedim penal edhe ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës.

Në shkurt Rama i kërkoi vlonjatëve durim sepse karabinaja tek “Tre rracat” do shembet

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?