Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 13:26 Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës? Nga Kreshnik Spahiu “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë”. Fishta e ka shkruar këtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot Shqipëria rekord për rastet e reja me COVID-19, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Aktualitet E martë, 9 Qershor 2020 16:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, kulmoi sot me 36 të prekur, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë. Rritja të ndjeshme shënoi dhe numri i të shtruarve në spital, si dhe ai atyre që janë në gjendje të rëndë. Autoritetet deklaruan se kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të rregullave në kushtet e heqjes së masave shtrënguese si dhe dëshmi e faktit se COVID 19 nuk është një sëmundje që kalon lehtësisht Autoritetet shëndetësore pranuan sot se kërcimi shqetësues i rasteve të reja, nuk mund të konsiderohet “i papritur”, ndërsa prej tre javësh vendi pothuajse i është rikthyer aktivitetit normal, dhe prej afro 10 ditësh, shifrat janë në nivele relativisht të larta. Që nga fillimi i epidemisë, 36 të infektuarit e 24 orëve të fundit, përfaqësojnë pikën kulmore të rregjistruar deri tani. Sërish, Tirana mbetet vatra kryesore, me shumicën dërrmuese të rasteve, 27 të tilla, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në 5 qytete të ndryshme. “Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe një herë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, deklaroi Silva Bino, e cila drejton hetimin epidemiologjik në Institutin e Shëndetit Publik. Shqetësuese është dhe rritja e të shtruarve në spitalin Infektiv ku ndodhen 41 pacientë, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. “Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, bëri të ditur zonja Bino, duke përsëritur thirrjen për qytetarët për të qenë “të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund”. Në situatën e krijuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takua sot me mjekët e spitalit Infektiv. Këta të fundit, ju drejtuan me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit fizik, duke kujtuar se “përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve por dhe e shoqërisë dhe sjelljeve indviduale”. Nga 1299 raste në total, të konfirmuara, aktualisht janë 305 persona aktivë me COVID19, të shpërndarë në 12 qytete, por të përqëndruar kryesisht në Tiranë, ku ndodhen 77 përqind e tyre, si dhe në Shkodër, Krujë dhe Kamëz./VOA

Mund t'ju interesojë

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 15 minutash
Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon në gjykatë

Nga fshirja e shënimeve kufizuese te shpërdorimi i detyrës, juristi i ASHK-së përfundon...

Para 1 ore
Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

Zeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?
Para 10 minutash

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave
Para 15 minutash

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan
Para 35 minutash

Plan iranian kundër Trump: Mossad ngre alarmin për rrezikun ndaj presidentit amerikan

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri
Para 49 minutash

Kontrata paramartesore, tabu e pathyer në Shqipëri

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 16 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 20 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 6 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 15 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.