Sot, ters në detin Adriatik. Një traget merr flakë. Dy anije përplasen. Njëra fundoset

Sot ishte nje dite e keqe jo vetem ne toke, ku ka filluar bora dhe ngricat e medha, por edhe ne det ku ne mengjez heret nje traget me 478 pasagjerë mori flake ne brigjet e Korfuzit. Ne nje det te trazuar deri ne tete balle gjithcka eshte veshtiresuar sot. Si te mos mjaftonte kjo e tragetit ne brigjet e Korfuzit mesohet se dy anije te tjera jane perplasur e ku njera eshte fundosur ne zonen e Ravenes ne Itali.

Trageti në flakë

Një anije e “Norman Atlantik”me 466 persona në bord, mes tyre 55 pjesëtarë të ekuipazhit, nisur nga porti i Igumenicës drejt Ankonës, Itali, është përfshirë nga flakët pas një zjarri që mendohet se ka nisur në garazh. Komanda ka dhënë urdhrin e evakuimit. 150 persona mendohet se janë në varkat e shpëtimit ndërsa pasagjerët e tjerë janë strehuar në katet e larta të anijes. Alarmi u dha rreth orës 004:00, 45 milje larg Korfuzit.

Alarmi SOS u dha rreth orës 04:00 dhe deri tani vijon evakuimi. Operacioni i shpëtimit vështirësohet nga moti i keq me erëra të forta dhe shi. Forca e detit 7-8 ballë.

 Ora 10: 53 Dëshmia e pasagjerit: Po na zhyteshin këmbët

Një pasagjer i “Norman Atlantic” i  cili ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes përmes një lidhje telefonike për ”Mega” kanal televiziv grek, tregon: Këpucët tonë nisën të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit”. Zjarri në garazh ka provokuar nxjehtësi shumë të madhe në të gjithë anijen, por anëtarët e ekuipazhit bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Ka versione të ndryshme mbi numrin e personave në bord. Sipas autoriteteve greke në Athinë në traget ishin 478 persona, 268 nga të cilët ishin me origjinë greke,  përsa i përket pjesës së ekuipazhit ata deklarojnë se  ishin gjithësej 56, 34 grekë dhe 22 italianë.

Rasti tjeter ne det

Dy anije mallrash, një turke dhe një nga Belize, janë përplasur pak minuta më parë vetëm një milje nga porti i qytetit italian Ravena, duke shënuar kështu incidentin e dytë të kësaj dite në ujërat e Adratikut pas anijes greke që mori flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës 28 dhjetor.

Sipas raportimeve, anija turke është fundosur, dhe deri tani mendohet se janë 11 personat e humbur në det dhe disa të plagosur.

Skuadrat e shpëtimit të kapitenerisë së portit të Ravenës kanë nxituar të ndihmojnë pasagjerët të ndihmuar edhe nga një helikopter i zjarrëfiksëve të Bolonjës.

Ndërkohë, në port kanë mbërritur disa ambulanca që po presin të japin ndihmën e parë për të shpëtuarit që mbërrijnë.

Për incidentet ka reaguar edhe kryeministri italian, Mateo Renci, i cili përmes një postimi në Twitter ka shpjeguar se çdo një orë autoritetet italiane do të sjellin përditësime për gjendjen.

SHKARKO APP