Sot vaksionohen epidemiologët. Silva Bino: Shumë shpejt nisim me të moshuarit

Ndërsa dita e dytë e vaksinimit ka nisur me 60 epidemiologë në Tiranë, Durrës, Krujë e Kavajë, brenda ambienteve të “Air Albania” për të vijuar sërish pastaj me stafet e spitaleve Covid, shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

Edhe ministrja Manastirliu shtoi se vaksinimi do të jetë i kombinuar mes personelit mjekësor dhe të moshuarve në ditët në vijim.

Silva Bino: Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Kur nis me të moshuarit?

Swiss Digital Mobile Reklama

Manastirliu: Do jetë i kombinuar mes tyre dhe stafeve në ditët në vijim.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?