Sot zgjidhet kreu i ri i SPAK. Prokurorët që “luftojnë” për drejtësinë e re
Që në orën 9:30, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të dëgjojë tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. I pari që do përballet me 11 anëtarët e KLP është Altin Dumani, e më pas dy kandidatët e tjerë, Arben Kraja dhe Edvin Kondili. Intervistat do të zgjasin 30 deri në 45 minuta, ku kandidatët do të kenë mundësi të tregojnë platformën e tyre se si do të drejtojnë SPAK-un.
Njoftimi i plotë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK), njofton se në datën 18.12.2019, në Sallën e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Blvd. “Zogu i I”,do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë. Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do te zgjasi 30-45 minuta për secilin kandidat. Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë: Altin Dumani 09:30; Arben Kraja 10:15; Edvin Kondili 11:00. Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.