Sourlas: Shqipëria ta harrojë hyrjen në BE, të zhvarrosë ushtarët grekë

 

Ish-zv.kryetari i parlamentit grek, George Sourlas ka deklaruar se pa u zhvarrosur 423 ushtarët grekë të vrarë në vitin 1940 në “Epirin e Veriut”, Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian.

Deputeti grek, Sourlas gjatë një ceremonie të organizuar nga bashkia e Kalamata, tha se nuk ka më vend për durim dhe tolerancë nga të afërtmit e të rënëve.

Ai tha se Greqia duhet t’i kërkojë Shqipërisë që të respektojë marrëveshjen e arritur mes parlamenteve të dy vendeve për këtë çështje, raporton Report TV.

Ne nuk kemi kërkuar as tokë dhe as para nga Shqipëria. Së fundimi kanë shembur dhe një kishë, dhe në Himarë nuk ka më një shkollë greke.

Shqipëria duhet të përmbushë marrëveshjen e vitit 2010 nëse do që të bëhet pjesë e BE-së.

Duhet të respektojë të drejtat e njerout, të diktuara nga traktatet ndërkombëtare.

Për ta bërë më të qartë, Shqipëria nuk mund të hyjë në BE pa përmbushjen e kësaj çështjeje”, u shpreh deputeti i parlamentit grek.

Pala shqiptare tha më tej Sourals “duhet të respektojnë atë që është arritur dhe të kuptojnë se nuk kanë vend në Bashkimin Evropian, ka ushtarë të pavarrosur, të atyre që ranë për liri dhe ideale njerëzore.

SHKARKO APP