Spahiu: 200 qytetarë tek protesta, por 20 mijë qytetarë tek kioskat e qofteve të Vitit të Ri në shesh

Në Ditën e Rinisë këtë mbrëmje PD po mban protestën e rradhës tek Kryeministria, dhe numri i pakët për juristin Kreshnik Spahiu tregon qartë se kjo parti s’ka mbështetje më nga populli. Për të më shumë protestues mblidhen në protesta që bëjnë organizatat, sesa në ato që organizohen nga Sali Berisha.

”Protestat bëhen ose për çështje ekonomike që s’kanë motive politike ose ato organziohen politikisht. Kur ka qëllim, marrjen e pushteti ajo kërkohet me numra që të rrëzosh qeverinë, pra duhet që të tregosh që ke një mbështetje të madhe. A ka popull të mjaftueshëm ai që të rrëzojë qeverinë që të ketë zgjedhje të parakohshme për Krishtlindje?

Një pjesë e publikut mendon se edhe sikur të ketë zgjedhje të reja s’do të kemi një ekip të ri drejtues, pjesa tjetër thotë nuk të vijë në protestë që të protestojë sepse s’dua që t’i të vish në protestë. Kur bëhet një protestë nga një organizate, protesta të taksistëve, protestat që u bënë për Palestinën janë më të larta se këta që janë para Kryeministrisë, edhe qytetarët që mblidhen tek kioskat e qofteve të vitit të ri në sheshin Skënderbej janë më shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?