Spahiu: Buxheti i 6-të që miratojnë, asnjë rresht për minatorët
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka komentuar buxhetin e 2019-tës, të prezantuar në Komisionet përkatëse. Sipas Spahiut, u bë buxheti i gjashtë që nuk përfshin minatorët. ”Hodhën poshtë propozimin për Statusin me gënjeshtrën e rradhës se çdo gjë do të bëhej brenda vitit dhe ja ku jemi, asnjë zë në buxhet nuk parashikon kostot për Statusin e Minatorit. Nuk është faji i askujt, përveçse i të gjithë atyre votavetë, dhënë një grupi të strukturuar kriminal siç është Rilindja”,-shkruan Spahiu.
Postimi i plotë
Buxheti i gjashtë që miratojnë, dhe asnjë rresht, jo më Lekë, për minatorët.
Hodhën poshtë propozimin për Statusin me gënjeshtrën e rradhës se çdo gjë do të bëhej brenda vitit dhe ja ku jemi, asnjë zë në buxhet nuk parashikon kostot për Statusin e Minatorit.
Nuk kisha asnjë dyshim që kështu do të ndodhte sepse tashmë i njoh mirë.
Nuk është faji i askujt, përveçse i të gjithë atyre votavetë, dhënë një grupi të strukturuar kriminal siç është Rilindja!
KOHA JONË SONDAZH

