Spahiu: Mendoj që Metës dhe Veliajt mund t’u hiqet arresti si një praktikë në Gjykatën e Lartë

Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe praktika e ndjekur nga GJKKO dhe SPAK për dosjen dhe masën e sigurisë. Spahiu tha se sheh standard të dyfishtë të veprimit të Prokurorisë dhe Gjykatës për çështje të ndryshme dhe në kohë të ndryshme. Këtu kujtoi rastin e dhëndrit të Sali Berishës, që u lirua nga Gjykata.
”Kur bëhet fjalë për ligjin dhe standard, jemi të gjithë për një standard. Por jemi në pjesën kur diskutojmë nëse Gjykata dhe Prokuroria ka ndjekur të njëjtin standard. Këtu kemi të njëjtën Gjykatë që ka lehtësuar pozitën e dhëndrit të Sali Berishës për disa akuza. Në tërësi janë akuza të ngjashme, por persona të ndryshëm.
Masa me burg vihet në rast të rrezikshmërisë së lartë shoqërore, që qëndron, por duhet theksuar edhe rrezikshmëria e lartë e personit apo pengimin e hetimit. A e ka penguar Veliaj hetimin? Ai ka qenë për 3 çështje nën hetim, inceneratorët, 5D dhe pasurinë. Pyetja është Veliaj ka ushtruar presion vetëm për pasurinë dhe ka qenë bashkëpunues për të tjerat?”, thotë juristi.
Ndaj mendoj , tha Spahiu, se gjykata e lartë do ti nxjerrë nga burgu Ilir Metën dhe Erion Veliajn.