FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spahiu: Ministri Ferit Hoxha, çelësi i suksesit në mbylljen e kapitujve me BE

Shqipëria ka mbyllur këtë të martë tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Juristi Kreshnik Spahiu thotë se në arritjen e Shqipërisë, rol thelbësor dhe të pamohueshëm ka ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

“Sot përfaqësuesja e BE-së e konsideroi të martën e madhe për shkak të megahapave që BE hodhi në raport me Shqipërinë, duke mbyllur 3 kapituj të rëndësishëm që janë në lidhje me shkencën, arsimin dhe marrëdhëniet me jashtë.

Kjo vjen në një moment kur shumë kush e ka vendosur në pikëpyetje integrimin e Shqipërisë, kur shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm kërkojnë bllokimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj që personazhi kryesor i ditës sot është kryediplomati Ferit Hoxha, që në një farë mënyre është çelësi i suksesit për njërin nga kapitujt që BE ka konsideruar që Shqipëria i plotëson standardet, qoftë për marrëdhëniet me BE, qoftë për reagimin ndaj deklaratave raciste të ministres serbe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?