Spahiu: Ministria të ndërtojë fushën e sportit në Bulqizë

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se Ministria e Arsimit duhet të mos harrojë investimet në Bulqizë.

Spahiu thotë se ministria duhet që të ndërtojë një fushë sporti, ku të rinjtë e Bulqizës të kenë mundësi të luajnë.

Statusi i ish-deputetit të LSI Përparim Spahiu:

Swiss Digital Desktop Reklama

Katër vite u deshën të mblidheshin fondet për ndërtimin e fushës së futbollit në Bulqizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur mendon se çdo gjë ka mbaruar dhe pritet përfundimi i punimeve, të del dikush te Ministria e Arsimit dhe “përton” të firmosë një kërkesa nga Federata, pasi kjo e fundit përjashtohet nga detyrimet doganore me ligj.

Prej dates 20 Prill materialet e stadiumit jane në dogana, ajo e Tiranes dhe e Bllatës në pritje të zhdoganimit.

Do ti lutesha shumë atij punonjësit të ministrisë, mos jua vonojë më tepër të rinjve në Bulqizë të kenë një ambient sportiv aq të dëshiruar prej tyre!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?