Spahiu për Bashkim Finon: Njeri babaxhan e hokatar, familjar i përkushtuar dhe profesionist aktiv
Kreu i LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu teksa i ka shprehur ngushëllime familjes të ish-kryeministrit Bashkin Fino i cili humbi betejën me Covid-19, ka treguar edhe sesi është njohur me ish-kryeministrin. ”Nga njohja prej shokëve e miqve të përbashkët kishim një raport miqësor që gjithmonë shkonte përtej qëndrimeve partiake e rrethanave të ditës. Njeri babaxhan e hokatar, familjar i përkushtuar dhe profesionist aktiv, Bashkim Fino do t’i lerë një boshllëk të madh politikës në vend”,-shkruan Spahiu në facebook.
Postimi i plotë
Me Bashkim Finon njiheshim shumë më parë se t’i futesha botës së politikës. Nga njohja prej shokëve e miqve të përbashkët kishim një raport miqësor që gjithmonë shkonte përtej qëndrimeve partiake e rrethanave të ditës.
Njeri babaxhan e hokatar, familjar i përkushtuar dhe profesionist aktiv, Bashkim Fino do t’i lerë një boshllëk të madh politikës në vend.
Ai ishte një njeri që e donte jetën, buzëqeshja dhe qasja pozitive ndaj çdo problemi ishin tipar dallues i tij.
Ngushëllime Dianës, Redit dhe Megit, miqve dhe dashamirësve.
Prehu në paqe Bashkim Fino!