Spahiu: Prej gjashtë vitesh asnjë rritje pagash a pensionesh
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se qeveria i ka borxh biznesebe dhe individëve, 1.5 miliardë euro. ”Se ku dhe si shpërdorohen paratë tona na e thotë KLSH, Transparency International por dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë na e tregon qartë afera më korruptive e dëgjuar ndonjëhere, ajo e Unazës së Madhe, 20 milion euro për dy km rrugë”,-shkruan Spahiu në facebook.
Postimi i plotë
Edhe pse nuk ka investime direkte të qeverisë në ekonomi. Edhe pse prej gjashtë vitesh asnjë rritje pagash a pensionesh. Edhe pse prej dy vitesh subvencionet në bujqësi po shkojnë drejt zeros. Edhe pse bujqësia vuan nga mungesa e investimeve në infrastrukturë. Edhe pse të njëjtin hall ka dhe turizmi me infrastrukturën.
Qeveria i ka borxh 1.5 miliardë euro bizneseve dhe individëve, kjo sipas përllogaritjeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
Se ku dhe si shpërdorohen paratë tona na e thotë KLSH, Transparency International por dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë na e tregon qartë afera më korruptive e dëgjuar ndonjëhere, ajo e Unazes se Madhe, 20 milion euro per dy km rruge.
KOHA JONË SONDAZH

