Spahiu: Qeveria represion mbi beznesin, ka rritur vlerën e tatim fitimit

Deputeti i LSI Përparim Spahiu ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook duke akuzuar qeverinë për represion ndaj biznesit.

Sipas tij, “ju kanë rritur të gjitha kompanive vlerën e tatim fitimit për 2 muajt e fundit. Atyre që s’kanë pranuar tatimin e imponuar, ju bëjnë vizita fiskale duke ju vënë gjobë, dmth lekët o lekët….!!!!”

Ja postimi i tij i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Skeme e re, represioni do ta quaja, për bizneset në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju kanë rritur të gjitha kompanive vlerën e tatim fitimit për 2 muajt e fundit. Atyre që s’kanë pranuar tatimin e imponuar, ju bëjnë vizita fiskale duke ju vënë gjobë, dmth lekët o lekët….!!!!

Kjo është situata e të bërit biznes në Shqipëri, situatë që sipërmarës të huaj, italian në një rast, nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse bëhet një pagesë e tillë nga administratori i kompanisë.

Kjo situatë tregon klimën e rëndë të të bërit biznes por dhe pse mjaft biznese mbyllen dhe largohen si dhe, gjëndjen e rëndë të të ardhurave në buxhet.

Këta jo që nuk do munden të bëjnë rritje pagash por rrezikojnë të mos paguajnë fare..!!!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?