Spahiu: Rei nuk voton këtë herë, por do të ndihmojë shumë për ndryshimin e madh

Kreu i LSI-së në Tiranë, njëherësh edhe kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Përparim Spahiu këtë të hënë është takuar me Rein, për të cilin thotë se këtë vit nuk voton dot për shkak të moshës, por që kontributi i tij nuk do të mungoj.

”Rei nuk voton këtë herë por do të ndihmojë shumë për ndryshimin e madh. Rei është Web&Graphic Designer por nga ata që i pëlqen të angazhohet në politikë dhe e nis me një moment shumë të rëndësishëm vendimmarrje për vendin. Rei punon këtu dhe do të vazhdojë të punojë në Shqipëri”-shkruan Spahiu në facebook.

SHKARKO APP