Spahiu: Rilindja po shkatërron me sukses biznesin e vogël e të mesëm
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se Rilindja po shkatërron me sukses, biznesin e vogël dhe të mesëm në Shqipëri. ”Biznesi i vogël është sektori që punëson numurin më të madh në ekonomi. Ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë por dhe taksat e larta, sidomos në Bashkinë e Tiranës, po çojnë në falimentimin e tyre. Vetëm në tre muaj, buxhetit do ti mungojnë të ardhura nga 4,200 biznese por dhe skemës së ndihmës ekonomik do ti shtohen 12,600 emra”,-shkruan Spahiu.
Postimi i plotë
Tashmë u bë normale të mos dëgjosh asnjë lajm të mirë nga ekonomia. Rilindja po ja arrin me sukses të shkaterrojë biznesin e vogël e të mesëm në Shqipëri. Gjatë muajit prill u mbyllën 33 biznese në ditë, 4,200 prej fillimt të vitit. Minimalisht një biznes ka 3 të punësuar. 4.200 x 3 = 12,600 shtuar listave të papunëve.
Biznesi i vogël është sektori që punëson numurin më të madh në ekonomi. Ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë, por dhe taksat e larta, sidomos në Bashkinë e Tiranës, po çojnë në falimentimin e tyre. Vetëm në tre muaj, buxhetit do ti mungojnë të ardhura nga 4,200 biznese, por dhe skemës së ndihmës ekonomik do ti shtohen 12,600 emra.
I vetmi lajm “i mirë” është që protestës për rrezimin e Rilindjes i janë shtuar 12,600 protestues në tre muaj. Sa më shumë të zgjasi kjo qeveri, aq më shumë do të jenë të mbushura sheshe e rrugë.
KOHA JONË SONDAZH

