Spahiu: Të rinjtë shqiptarë meritojnë shkollim më të mirë, punë më të mirë dhe të ardhme me shpresë

Kreu i LSI-së së Tiranës, Përparim Spahiu këtë të diel është takuar me të rinjtë, ku thotë se ata meritojnë shkollim më të mirë, punë më të mirë dhe të ardhme me shpresë.

”Të rinjtë janë ata që përcaktojnë të ardhmen e një kombi! Të rinjtë shqiptarë meritojnë shkollim më të mirë, punë më të mirë dhe të ardhme me shpresë.

Bashkë do ta garantojmë këtë!

Më 25 Prill do të kthehet faqja në një kapitull të ri shprese, një Shqipëri plot me mundësi dhe një standard të ri jete. E ardhmja e të rinjve është në vendin e tyre, në Shqipëri”.

SHKARKO APP