Spaho reagon për 50 të arrestuarit e 11 majit: Ky është një gjyq politik

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për 20 nga personat e arrestuar për shkak se ishin pjesë e protestës së zhvilluar nga opozita në 11 maj.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë masën e arrestit të shtëpisë 11 persona, ndërsa 19 të tjerë janë lënë me masën e arrestit të shtëpisë.

Vendimi është pritur me protesta nga një pjesë e të afërmve të 50 personave që u arrestuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të gjyqtarit të çështjes Arben Micko, duke e quajtur atë një vegël të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dalje të seancës ish-deputetët demnokratë me në krye Edmond Spahon thanë se vendimi ishte marrë në shkelje të ligjit, dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore e çdo qytetari.

“Nuk presim tjetër nga veglat e Edi Ramës. Kur Saimir Tahiri i organizuar për trafik droge hetohet i lirë ndërsa ata që luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme futet në punë. Ky është një gjyq politik. Sahit Dollapin e goditën me plumb plastik dhe e rrahën ne shkop gome, keni dëgjuar ndonjë arrestim. Fundi i Ramës është i padiskutuar” tha Edmond Spaho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?