Spaho: Si po e pengon në gjykatë Niko Peleshi, hetimin për blerjen e votave në Korçë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është pengesa për hetimin e blerjes së votës nëpërmjet legalizimeve në Korçë. Ai nuk po e lejon as marrje në pyetje të zyrtarit të Kadastrës.

Këtë denoncim e ka bërë publik, Edmond Spaho, deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në këtë qark.

“Para më shumë se 1 muaji denoncova në media dhe kallëzova në Prokurori drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë për përdorimin e legalizimeve dhe lëshimin e certifikatave të pronësisë në këmbim të votave për PS. Prokuroria nisi hetimin me vonesë dhe vetëm sot ka thirrur për të dëshmuar një nga zyrtarët e Kadastrës, Ndriçim Hoxha. Problemi nuk është vetëm vonesa e hetimit, por rreziku i shndërrimit në farsë, për shkak të ndërhyrjes në hetim të Niko Peleshit. Niko Peleshi po i bën presion Prokurorisë dhe policisë gjyqësore duke mos lejuar që Ndriçim Hoxha të merret në pyetje. Ai veproi njësoj edhe me rastin e Pogories, ku zyrtarë të Bashkisë Maliq u kapën me presh në duar në veprime të paligjshme ne lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Abuzuesit u liruan, ata që ishin në ruajtje të integritetit të zgjedhjeve u ndaluan për bllokim rruge. Sot kam një apel publik për Niko Peleshin: Ai duhet të heqë dorë nga presionet dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë për të mbrojtur blerjen e votës me mekanizma të paligjshëm. Përdorimi i grupeve kriminale, përdorimi i administratës publike, punësimet e paligjshme, abuzimi me ndihmën ekonomike janë fakte të njohura gjerësisht për shitblerjen e votave në Korçë dhe Niko Peleshi me mercenarët e tij nuk do t’i shpëtojnë dot drejtësisë dhe ndëshkimit”, deklaron nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?