SPAK arreston edhe shefin e laboratorit shkencor të Policisë së Shtetit, arreste në Durrës….
Embro Sulejmani, është biznesmeni durrsak i cili njihet si administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, ky i fundit u prangos këtë të martë në kuadër të hetimeve për dosjen e cila njihet tanimë si afera e AKSHI-t.
Sulejmani u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar pasditen e djeshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit.
Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit.
Sipas asaj që është mësuar deri më tani në rrugë jo zyrtare, kjo kërkesë e prokurorëve është lëshuar disa ditë më parë, ndërkohë që vetëm pasditen e djeshme Gjykakta e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aprovoi masat e sigurisë.
Një prej masave të sigurisë ka qenë ndaj Vlora Hysenit, ndaj së cilës u kërkua “arrest shtëpie” si dhe pezullimi nga posti i drejtoreshës së SHISH.
Po ashtu, masa urdhër “arrest me burg” u lëshua edhe ndaj shefit të Laburatorit Shkencor në Policinë e shtetit, Fatjon Kallucit. Masë kjo e cila u ekzekutua mëngjesin e sotëm.

