FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SPAK arrestime VIP nga bota e biznesit: Fletë arresti për Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupaj

SPAK ka njoftuar se ka nisur një operacion së bashku me policinë e shtetit kundër një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit, ky operacion ka si synim ekzekutimin e masave ndaj disa personave të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera shumë të larta.

Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit hetohen për veprat penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimet e TCH dhe BW bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar masën arrest me burg për biznesmenët Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi, Edmond Jaupaj, Orges Birçaj.

Ilir Shtufi njihet si mik i djalit të ish-kryeministrit Berisha, ndërsa Artur Shehu si personi që ka shitur tokat në Zvërnec.

Ndërkohë SPAK dhe BKH kanë nën hetim një grup tjetër biznesmenësh VIP në fushën e ndërtimeve, pajisjeve hidrosanitare, resorteve, porteve dhe ilaçëve. Për këtë grup kriminal po bashkëpunohet me Interpolin, prokurorinë e Italisë dhe Spanjës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët për skandalin e AKSHI.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë.

Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Ndaj Artur Koçekut është marrë masa e sigurisë Arrest me burg

Deri tani janë lëshuar 20 masa sigurie për anëtarët e grupit, që dyshohen të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, ndërsa të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.

Siç thamë në mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.

Zbulohen emrat e 20 të akuzuarve nga SPAK si pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash. Grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil drejt Europës.

News 24 bën të ditur emrat:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luciano Koceku alias Artur Koceku
Dino alias Abedin Koceku
Ervin Koceku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?