SPAK firmos, gjykata vulos/Policia zbarkon te “Equos Resort”, ekzekutohet sekuestroja e pasurive të Ergys Agasit

SPAK firmos, gjykata vulos. Ergys Agasit i sekuestrohen miliona euro prona.

Grup kriminal, por drejtësi e vendosur!

Policia e Shtetit është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e “Equos Resort”, në kuadër të ekzekutimit të vendimit për sekuestrimin e pasurive që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi, i shpallur në kërkim në dosjen e njohur si afera e AKSHI-t. Sipas raportimeve të sotme, në fokus të veprimit kanë qenë disa vila të ndërtuara në këtë kompleks, për të cilat dyshohet se janë ngritur pa leje ndërtimi dhe më pas janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri publike masën e gjerë të sekuestrimit të pasurive në kuadër të hetimeve ndaj Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sipas të dhënave të publikuara, bëhet fjalë për një volum pasurish me vlerë të përafërt mbi 40 milionë euro, ku përfshihen prona të paluajtshme, llogari bankare, automjete luksoze, aksione në subjekte tregtare dhe mjete lundruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raportimet mediatike bëjnë me dije se në emër të Agasit janë sekuestruar dhjetëra pasuri, përfshirë vila, toka në Tiranë e Durrës, një automjet luksoz, si edhe disa llogari bankare. Pjesë e pasurive të prekura nga masa e sekuestros rezulton edhe një segment i “Equos Resort”, kompleks që prej muajsh ka qenë në qendër të dyshimeve për mënyrën e ndërtimit dhe legalizimit të disa objekteve.

Po ashtu, SPAK ka vendosur sekuestrim edhe mbi pasuritë e Mirlinda Karçanajt, ku përfshihen disa pasuri të paluajtshme, një automjet dhe llogari bankare, ndërsa ndaj Ermal Beqirajt janë sekuestruar pasuri të tjera të konsiderueshme. Sipas Reporter.al, hetuesit dyshojnë se Agasi dhe Beqiraj kanë vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ndërsa Karçanaj akuzohet si pjesë e kësaj skeme.

Ndaj Ergys Agasit është lëshuar urdhër arresti, por ai rezulton në arrati. Hetimet e SPAK lidhen me dyshime të forta për korrupsion, ndërhyrje në procedura tenderuese dhe krijim të një rrjeti përfitimesh të paligjshme përmes kontratave publike në sektorin e teknologjisë dhe sistemeve shtetërore.

Aksioni i sotëm te “Equos Resort” shihet si një nga etapat më të dukshme të zbatimit në terren të vendimit të Gjykatës së Posaçme, duke i dhënë hetimit një dimension të ri, jo vetëm penal, por edhe pasuror. Nëse dyshimet e ngritura nga SPAK provohen në gjykatë, kjo dosje mund të shndërrohet në një nga goditjet më të forta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe pasurive të krijuara nëpërmjet ndikimit në tenderët publikë.

Pasuritë e sekuestruara të Ergys Agasit:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në QehaShytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje nëzonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?