SPAK hedh poshtë pretendimet e PD për Elbasanin

Pas akuzave të Belind Këlliçit se në operacionin e SPAK në Elbasan, Policia e Shtetit nuk ka zbatuar disa urdhra, Euronews Albania ka pyetur tek ky insitucion lidhur me këto pretendime.

SPAK i hodhi poshtë këto pretendime dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.Kërkesa për Informacion e Euronews Albania drejtuar SPAK dhe BKH.

Përgjigja e SPAK-ut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, më datë 10 Prill 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer disa veprime hetimore në qytetin e Elbasanit, për të cilat ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?