”SPAK ka bërë punë të mirë”! Raportuesja e PE-së, Isabel Santos: Sinjal që Shqipëria krijon reforma kundër korrupsionit

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santo ndodhet në Tiranë dhe gjatë konferencës për shtyp, tha se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Për lirinë e medias, Santos e konsideroi frymëzuese për kohët që do të vijnë.

“Puna e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

Mbrojta e mjedisit gjithashtu është në qendër të vemendjes tonë dhe po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Dua të theksoj rëndësinë e aktit të lirisë së mediave se si si ky akt mund të jetë frymëzues për kohët që do të vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që integrimi i pakicave është një temë shumë e rëndësishme. Pash përvoja të mbështetura dhe të integruara në shoqërinë e punës. Është shumë e rëndësishme që këto përvoja të mbështeten që të ndërtohet një shoqëri moderne”, tha ndër të tjera Santo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?