SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, duke kërkuar në total 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehur. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar dhe akuzat bazohen edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC.
Dënimet e kërkuara nga SPAK:
Astrit Avdyli – 15 vite burg (zbret në 10 vite)
Emiljano Shullazi – 15 vite burg (zbret në 10 vite)
Naim Stafuka – 9 vite burg (zbret në 6 vite)
Blerim Abazi – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite)
Besian Xhixha – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite)
Enver Diva – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite)
Robert Laçi – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite)
Gjergj Cukali – 10.6 vite burg (zbret në 7 vite)
Viktor Imeraj – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite)
Satilno Basho – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite)
Miri Bruli – 9 vite burg (zbret në 6 vite)
Xhelal Rraja – 9 vite burg (zbret në 6 vite)
Akuzat kryesore që ngre SPAK për personat në gjykim të dosjes “Revanshi” janë për “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
KOHA JONË SONDAZH

