SPAK kërkon dënim për ish-kryebashkiaken e Tropojës dhe biznesmenin

SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe biznesmenit Rrok Gega, të akuzuar për korrupsion lidhur me një procedurë tenderuese.

Prokurori i çështjes, Bledar Maksuti, kërkoi dënimin e Islamajt me 3 vite burg, me pezullim të ekzekutimit dhe konvertim në 4 vite shërbim prove. Për biznesmenin Gega, SPAK kërkoi 1 vit burg, me kusht që dënimi të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Sipas akuzës, Islamaj dyshohet për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Gega akuzohet për “korrupsion aktiv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet lidhen me një tender publik, ku sipas SPAK, ish-drejtuesja e Bashkisë Tropojë i kishte kërkuar ndërtuesit realizimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, punime që nuk ishin të parashikuara në kontratën fillestare të tenderit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria pretendon se për realizimin e kësaj ndërhyrjeje, Islamaj ka ushtruar ndikim ndaj ndërtuesit dhe ka angazhuar edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për të ndihmuar në kryerjen e punimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?