SPAK kërkon dëshmi me dyer të mbyllura për Nuredin Dumanin, të pandehurit dhe avokatët braktisin sallën

Sot po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme dosja “Plumbi i Artë”.

Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë gjykatës për të vijuar dëshminë e të penduarve të drejtësisë pa praninë e mediave dhe procesi të vijojnë me dyer të mbyllura.

Kjo kërkesë e SPAK ka shkaktuar irritim te të pandehurit, të cilët e kanë kundërshtuar kërkesën duke theksuar se nuk ka asgjë për t’u fshehur të qëndrojnë gazetarët brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua që fjala ime të jetë trasparente, seanca me dyer të hapura, media te jetë prezente në sallë. Avokatët media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, ka thënë i pandehuri Petrit Çoli .

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shenjë revolte për nxjerrjen e mediave nga salla u larguan të gjithë të pandehurit së bashku me avokatët,

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?