SPAK kërkon ndihmë, kërkojnë të shtohen hetuesit e BKH

Fluksi i krijuar nga vonesat për plotësimin me 15 prokurorë të SPAK, ngritjen e BKH dhe mos plotësimin ende të Byrosë me numrin prej 60 hetuesisht, ka bërë që çdo prokuror i posaçëm ka mesatarisht nën hetim 40 çështje.

Një monitorim 20 mujor i ACQJ, ndaj strukturës antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar ngriti si problematikë trashëgiminë e dosjeve të vjetra nga ish prokuroria e krimeve të rënda dhe ritmet e ulëta të SPAK për të hapur hetime me iniciativën e vetë prokurorëve.

Bazuar në të dhënat e detajuara të çështjeve nën hetim dhe të dërguara në gjykim nga SPAK gjatë kësaj kohe rekomandohet jo vetëm rritja e numrit të prokurorëve por edhe e numrit të hetuesve të BKH si dhe këshilla që SPAK të përfundojë sa më shpejt procedurat për stafin ndihmës administrative dhe shpërndarjen e buxhetit të parashikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?