SPAK kërkon para, por ende s’ka zgjedhur super hetuesit
Prej shtatorit kur dhe mori detyrën si drejtoreshe e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj vazhdon të jetë e vetme në detyrë pasi struktura që ajo ka propozuar nuk është miratuar ende. Byroja dhe që së bashku formojnë SPAK, sipas drejtoreshës Hajnaj duhet të ketë veç 60 hetuesve edhe vëzhgues, përgjues, agjentë operacionalë si dhe këshilltarë e juristë me në total 176 persona.
Buxheti prej 500 mln lekë i parashikuar për Strukturën e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkurt SPAK, që i besohet prokurorisë së Posaçme. Pas qëndrimit në Komisionin e Ligjeve, Aida Hajnaj, kërkon në një shkresë të dytë të dërguar ministrisë së financave që ti ndajë zërat e buxhetit, sa kohë Spak është emërtimi i përbashkët i prokurorisë së posacme dhe BKH dhe ku secili duhet të ketë administratën e vet.
Kandidatët vazhdojnë kapërcimin e sfidave të radhës për të zënë një vend në BKH si hetues, edhe drejtoresha Hajnaj vazhdon sfidat e saj për të rekrutuar sipas leximit të saj. Gjetja e gjuhës së përbashkët mes tyre është e pashmangshme, BKH-ja parashikohet të ngrihet me një numër minimal hetuesish. Filtrimi nga 600 pretendentë në vetëm 55 deri më tani, tregon se në fund do ti rezistojnë provave të FBI shqiptare jo më shumë se 20 persona, çka do të sjellë sërish hapjen e garës. /TCH/