SPAK lëshon 10 urdhër-arreste, disa të ndaluar
SPAK ka ndërmarrë një aksion të befasishëm kundër një grupi të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, duke lëshuar 10 urdhër-arreste.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë ndaluar gjatë operacionit, ndërsa aksioni është ende në vijim.
Hetimet lidhen me një çështje të ndjekur nga prokurori Alfred Shehu.
Burime në SPAK bëjnë me dije se operacioni synon goditjen e një rrjeti të organizuar kriminal që merret me trafik droge.
Ndërkohë pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me personat e përfshirë dhe shtrirjen e aktivitetit kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

