SPAK në sulm: Arreston drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni dhe kontroll banese te ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Prodës. Aksioni lidhet me një hetim ku ka dalë dhe emri i ish-kryepolicit dhe vendimi ka përcaktuar kontroll banese si dhe personal.
Proda është ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, i cili u shkarkua nga detyra më 1 mars 2026 pas protestave të opozitës. Ai mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 2 tetor 2024, pasi ka shërbyer më parë si drejtor i Policisë së Elbasanit dhe në pozicione të tjera drejtuese në Tiranë e rrethe.
Gjithashtu Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala.
Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.
Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Drejtoreshë e SHISH: Në mars të vitit 2023, Rama e propozoi atë si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen.


A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4108

