SPAK operacion kundër pastrimit të parave. Lëshohen 10 urdhër-arreste, 4 persona në pranga

Një operacion i SPAK ka goditur një grup kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, janë lëshuar 10 masa sigurie, ndërsa deri tani janë arrestuar 4 persona.

Mediat raportojnë se mes të arrestuarve konsiderohet si personazhi kryesor E.Kastrati allias Bishja. Ai u kap në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë operacionit të forcave speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Itali është arrestuar edhe kreu i dyshuar i grupit, I. Kamberi. Sipas hetimeve, ai akuzohet edhe për përfshirje në vrasjen e një shtetasi italian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?