SPAK operacion në Devoll. Kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë Bashkiake dhe ish-punonjësit të AMP
SPAK zbarkon në Devoll.
Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se SPAK po kryen një operacion në Devoll, duke bërë kontrolle në banesën e D. Agos, ish-punonjës i AMP-së. Ago dha dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa dyshohet se operacioni po zhvillohet për shkak të elementëve penalë për shpërdorim detyre.
Një tjetër i dyshuar është edhe K.Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake, si lidhje shoqërore e Agos.
Pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

