SPAK-Prokuroria Speciale e Malit të Zi, bashkë kundër krimit të organizuar e kibernetik

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Vladimir Novoviç nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjellë juridike.

Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënshkrimi i këtij memorandumi është një tjetër hap pozitiv në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Posaçme vijon të ndërtojë marrëdhënie strategjike me agjencitë ligjzbatuese në rajon duke rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër sfidave të përbashkëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?