FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SPAK sekuestron 39 pasuritë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Nga vila tek apartamente, jahte, tokë e llogari bankare

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal,  Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe disa të dyshuarve të tjerë.

Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, në News24, publikoi detaje nga aksioni i SPAK, ku mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit dhe ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

Ndërsa, Ermal Beqirit i janë vënë nën sekyestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërgiqeshin nga tenderat./BW/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?