SPAK sekuestron mbi 40 mln euro, Xama: Vlera më e lartë e sekuestrimit e bërë për korrupsion
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), janë vënë në sekuestro 52 pasuri të dyshuara si të lidhura me një grup të strukturuar kriminal pranë AKSHI-t. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Ola Xama u shpreh se bëhet fjalë për një nga rastet më të mëdha të sekuestrimit të pasurive në Shqipëri, në kuadër të hetimeve për korrupsion.
”Nga ajo që bie në sy, sa i takon sekuestrimit të pasurive, kjo është një nga vlerat më të larta. Dyshohet se kreu i grupit ka qenë Ergys Agasi, që në bashkëpunim me ish drejtoreshën e AKSHI, Karçanaj dhe të tjerë, kanë organizuar një skemë për të përfituar dhe paracaktuar tendera me vlerë dhjetra milionë euro, duke ia dhënë kompanive që paracaktoheshin.
Një pjesë e shumave monetare përfundonin te kompania EA Solutions e Agasit. Një pjesë e parave kanë shërbyer për të blerë prona. Ajo që bën çudi te kjo dosje, është që aplikimi për lejen e legalizimit ka nisur në vitin 2020, kur fuqia e Agasit ka qenë inekzistence, por duke qenë se ka qenë administraimi i sistemit të IT, kanë ndërhyrë në sistemin e kadastreës.
Di që pas rrokadës në agjencisë shtetërore të Kadastrës, ka patur kallëzim për këtë ndërhyrje në Prokurori dhe një pjesë e hetimit i është përcjellë SPAK. Po ashtu, kompanitë dhe të ardhurat e kompanive të Ermal Beqiraj zënë vlerë dhjetëra milionë euro. Zoti Beqiraj kishte edhe një jaht. Shohim në këtë dosje që edhe punonjësit e kompanive, kanë dalë prestanome për pronat e zyrtarëve të lartë”.
KOHA JONË SONDAZH

