SPAK sërish aksion në Tiranë për goditjen e Call Center-ve, shoqërohet një efektiv policie

Me urdhër nga Prokuroria e Posaçme, këtë të mërkurë është kryer një tjetër kontroll për aktivitetin e Call Center-ve mashtruese.

Në këtë aksion marrinë pjesë edhe agjentë të BKH, ndërsa mësohet se kontroll është ushtruar në një qendër Call Center në Tiranë, pranë shkollës Sali Frashëri.

Në sajë të këtij operacioni është shoqëruar edhe një efektiv policie, i cili do të merret në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk raportohet për persona të tjerë të shoqëruar apo urdhër-arreste, ndërsa kujtojmë se ky është aksioni i radhës, pas goditjes së disa Call Center-ve në vendin tonë që mashtronin qytetarë të huaj duke përfituar shumë të mëdha parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?