SPAK të grupi “Rraja”, arrestime dhe shuma në euro

SPAK ka finalizuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë kundër grupit kriminal “Rraja” në Fushë Krujë, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve nga fisi Rraja, të ndaluar në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka zbuluar shuma të mëdha parash që arrijnë në rreth 430 mijë euro. Prej tyre, 415 mijë ishin të ruajtura në euro, ndërsa pjesa tjetër në valutë vendase dhe dollarë amerikanë.

Përveç parave, forcat e rendit kanë sekuestruar edhe disa automjete si dhe një orë luksoze të markës Rolex.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?