“SPAK-u lëviz nga protestat”, Boçi: Para Kryeministrisë që Rama të shkojë para drejtësisë

Ish-deputeti dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi thotë se opozita duhet të dalë në protestë para Kryeministrisë, “me qëllim që SPAK-u të stimulohet” dhe t’i drejtohet edhe atij që e quajti “njeriu i paprekshëm”.

“Testin opozita e ka kaluar, ajo ushtron presion dhe SPAK-u është i detyruar të hapë çështje penale. Sot, të gjitha çështjet penale që ka SPAK-u janë për shkak të presionit të opozitës: inceneratori, sterilizimi dhe të tjera. Meqënëse kjo funksionon, niveli i protestës duhet të rritet, të dalë edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të stimulohet dhe të kapërcejë pengesat për të dalë aty ku të gjithë duam: të godasë korrupsionin dhe aferat”, tha Boçi.

Sipas deputetit demokrat, “përderisa SPAK-u nuk lëviz vetë dhe ka shenja që lëviz sipas protestës, pse jo, protesta të zhvendoset edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të drejtohet edhe te “njeriu i paprekshëm”. Sepse ai vendos dhe përcakton gjithçka që ndodh. Të goditet pra ai person që rregullon të gjithë këmbët e oktapodit sepse ka menaxhim të tipit mafioz”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?