SPAK-u mjafton të rishikojë Top Story e kësaj të marte për shpërdorimin e fondeve publike

Këtë të martë TCH me anë të emisionit investigues dhe shumë të shikuar, Top Story evidentoi fakte dhe metodat se si shpërdorohen fondet publike, ku sipas ekspertëve vetëm gjatë vitit 2019 shkon diku te 300 milion euro vjedhje nga fondet publike me anë të tenderimeve mashtruese dhe fiktive, ndonëse të veshura me kopertinë ligjore.

Natyrisht brenda një dossier të tillë investigues nuk mund të dilnin gjithë tenderimet, koncensionet apo PPP-të e dhëna nga institucionet shtetrore, por u shpjegua mjaft qartë se si janë vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

U dhanë emra, kompani, bashki, ministri, institucione, etj në Top Story. Por ka plot të tjerë që kanë vjedhur qindra milionë euro nga fondet publike, fonde të cilat mbushen me taksapaguesit shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Top Story që kishte marrë në analizë, sidomos pas vitit 2013, dilte qartë korrupsioni qeveritar.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ka nevojë më tepër SPAK-u që të nis hetime dhe arrestime në nivele të larta?

Mbetet të shikojmë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?