SPAK vë Zvicrën në shënjestër

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, sipas mediave “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar para nga trafiku i drogës për vite me radhë, nëpërmjet një agjencie udhëtimesh në Luzern, një qytet në Zvicrën qendrore. SPAK ka konfiskuar dy prona dhe shuma të mëdha parash nga dy bosë të dyshuar.

Akuza ndaj tyre është se pasuritë e tyre dyshohet se burojnë nga veprimtaritë kriminale. Përmes të ashtuquajturit “Hawala-Banking”, klani dyshohet se ka transferuar miliona nga Zvicra drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si arriti prokuroria shqiptare të zbulojë gjurmët e klanit kriminal?

Hawala-Banking është një sistem joformal dhe i bazuar në besim për transferimin e parave, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi edhe në Zvicër, njoftojnë mediat e lartpërmendura. Ky sistem funksionon kryesisht jashtë strukturave zyrtare financiare dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u kontrolluar, gjë që e bën atë mjet të preferuar për pastrim parash dhe transaksione të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet nga kamerat tregonin se si korrierët e parave dorëzonin ose merrnin herë pas here shuma të mëdha parash. Po ashtu, bisedat telefonike dhe përgjimet dhanë prova të forta: nga bisedat rezultonte se të përfshirët në këtë veprimtari flisnin për shuma të mëdha parash, bënin marrëveshje për oraret e dorëzimeve dhe e përdornin agjencinë e udhëtimeve si pikë qendrore të veprimtarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?