Spanja mbron titullin e kampionit me një gol

Kampioni aktual evropian ka filluar mbrojtjen e titullit me një fitore dhe në saje të një goli të Gerrard Pique.

Spanja ka arritur të triumfoj në ndeshjen e parë kundër Republikës Çeke me rezultat minimal prej 1:0 në stadiumin Municipal të Toulouset.

Megjithëse në pjesën e parë këmbënguli që të gjej rrugën e golit, spanjollët u treguan të ngathët para portës së skuadrës çeke, përkatësisht portieri Petr Cech u tregua më i suksesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Të vetmin rast që vlen të theksohet në 45 minutshin e parë e kishte sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, i cili në minutën e 16-të takimit nga një afërsi nuk arriti të realizoj gol duke e gjuajtur topin në duart e Cechut, transmeton Telegrafi.

Edhe në pjesën e dytë ‘Furia e Kuqe’ vazhdoi me dominim, por nuk ia arritën të realizonin golin e fitores.

Swiss Digital Mobile Reklama

David Silva kishte dy raste (70’, 73’) për të shënuar gol, por si duket në ditën e tij ishte portieri i Arsenalit, i cili ishte i pakalueshëm përgjatë 86 minuta të takimit.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte me barazim, në skenë doli mbrojtësi Pique, i cili realizoi gol me kokë pas një harkimi të saktë të Andres Inisestas dhe kështu, vulosi rezultatin përfundimtar 1:0 për Spanjën.

Pas kësaj fitore, Spanja kryeson Grupin D së bashku me Kroacinë kanë nga tre pikë secili, ndërsa Turqia dhe Republika Çeke mbetet pa pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?