Spartak Braho hidhet në sulm para mbledhjes

 

15 minuta para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Mandateve në Kuvend, ku pritet të jetë i pranishëm deputeti Tom Doshi, Spartak Braho do të dalë në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, për të publikuar fakte rrënqethëse.

Sjellja me sulm e “Baba Takut” vazhdon ende, ndërsa organi i akuzës rri duarkryq. Braho nuk është një deputet i zakonshëm, por kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të vendit dhe nisur nga kjo pozitë, është dy herë më i obliguar që “faktet rrënqethëse” që disponon t’i paraqesë në Prokurori, jo para kamerave e mikrofonave të gazetarëve.

Mbajtja e këtyre fakteve dhe hedhja në publik herë pas herë është një politikë e hapur shantazhi e një prej njerëzve më të afërt të Ilir Metës. Kjo dalje e “Baba Takut”, vjen në kohën që edhe deputeti Tom Doshi ka premtuar se sot do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë manipulimin e hetimeve rreth akuzave që ai ka ngritur ndaj Ilir Metës.

SHKARKO APP